Lajme
Trafiku Urban njofton se është rikthyer aplikacioni ku mund t’i përcillni oraret e autobusëve
Demokracia
10:58 | 18 Shkurt 2022

Share:

Trafiku Urban gjatë ditë së premte ka njoftuar se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil për monitorimin e qarkullimit të autobusëve, raporton Demokracia.com.

Në një postimi në rrjetin social Facebook, kanë treguar se qarkullimi i autobusëve bëhet përmes aplikacionit ku mund të monitorohen në kohë reale.

“Ju njoftojmë se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil dhe tani mundë të monitoroni në kohë reale qarkullimin e autobusëve në linjat e TU-së”, thuhet në njoftimit e Trafikut Urban.

Trafiku Urban ka dhënë detaje për qytetarët edhe për numrat kontaktues.

Të ngjashme