Lajme
Totaj për gjendjen në veri: Kemi arritur në këtë pikë për shkak të një politike të pamatur e të papjekur të Albin Kurtit
Demokracia
21:57 | 13 Tetor 2023

Share:

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Blic interview me Astrit Gashin, ka folur për tensionet e fundit në veri të vendit.

Totaj tha se ajo ç’ka ndodhi me 24 shtator atje është shumë mirë e identifikuar.

Ai deklaroi se që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit çdo veprim i tij e ka kthyer Kosovën pas.“Ajo që ka ndodh në Banjskë të Zveçanit është shumë mirë e definuar dhe e identifikuar dhe në Prizren, ku shumica e njerzve e kanë pikpamjen dhe mendimin e njëjtë. Për fatin tonë të keq e kemi një fqinj shumë agesiv, bile edhe arrogant dhe nuk heziton me përdor asnjë metodë dhe asnjë variant për me tentu me destabilizu vendin dhe për me tentu eventualisht për me arrit ndonjë qëllim të vetin, qëllime të cilat ne i dimë se çfarë i kanë. Mirëpo unë dua ta specifikoj në një këndvështim pak më ndryshe që deri tani nuk e kam dëgju”.

“Unë dua të analizoj se çfarë ka ndodhur prej ardhjes në pushtet të kryeministrit aktual. Na kemi patur atje një gjendje e cila ka patur premisa, ka patur elemente që të mund të konsiderohet se është një gjendje nga e cila mund të lëvizim bashkë më tutje. Kemi patur punëtorë administrativë, kemi patur policë të cilët e kanë mbajtur uniformën e Policisë së Kosovës, kemi patur gjyqëtarë të cilët kanë punu për Gjykatat e Kosovës, kemi patur prokurorë të cilët faktikisht i kanë njohur institucionet e Kosovës. Prej ardhjes në pushtet të kryeministrit, çdo ditë e ardhshme, çdo vendim i tij i ardhshëm dhe çdo hap i tij na ka kthy pas. E kemi pa që ka fillu me skandalet me tabelat e regjistrimeve, deri tek dorëhqeja e të gjithë atyre punëtorëve. Këtu nuk mund të them se ka ndonjë fajtor tjetër përveç kryeministrit tonë i cili me një politikë të pamatur, duke mos bashkëpunu me botën perëndimore, sidomos SHBA-të, Britaninë e Madhe, edhe Evropën na ka sjellë në një situatë e cila në asnjë mënyrë nuk na konvenon ne, dhe një situatë e cila ka rreziku seriozisht që të përshkallëzohet edhe më tutje”, thotë Totaj.

Totaj tutje tha se Kosova ka arritur në këtë situatë ku është tani për shkak të një politike të pamatur dhe të papjekur të Albin Kurtit.

“Por pse kemi ardhur në këtë situatë? Unë personalisht mendoj se kemi arritur në këtë situatë për shkak të një politike të pamatur e të papjekur të kryeministrit tonë. Kur e din se e ke në komshi çfarë është Serbia, agresin dhe arrogant dhe që nuk zgjedh mejte, duhesh me bashkëpunu me Bashkësinë Ndërkombëtare, me pas një qasje tjetër në mënyrë që me i arrit objektivat dhe qëllimet që ne duam t’i arrijmë.” tha Totaj.

Të ngjashme