Sport
Tjetër problem për Eriksen, mesfushori danez nuk do të jetë pjesë e Danimarkës
Demokracia
18:58 | 20 Mars 2022

Share:

Shtyhet rikthimi në Kombëtaren e Danimarkës për mesfushorin, Christian Eriksen.

Mesfushori danez në fakt ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe përkohësisht nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së trajnerit Kasper Hjulmand për miqësoret e planifikuara për 26 dhe 29 mars kundër Holandës dhe Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur Federata Daneze, sipas së cilës, ish-lojtari i Interit mund t’i bashkohet grupit në ditët në vijim në rast të një tamponi negativ.

Kujtojmë se Eriksen nuk është grumbulluar me Danimarkën që nga Kampionati Evropian 2020, pas sulmit në zemër që kishte pësuar në ndeshjen e parë ndaj Finlandës.

Të ngjashme