Auto&Tech
TikTok | Rritje dramatike të shpenzimeve për lobim
Demokracia
20:21 | 14 Shkurt 2023

Share:

‘ByteDance’, kompania mëmë kineze e platformës së mediave sociale ‘TikTok’, ka rritur në mënyrë dramatike veprimtarinë e saj lobuese në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2020.

Që nga viti i kaluar ajo rezulton të jetë shndërruar në kompaninë e katërt më të madhe të internetit për sa i takon shpenzimeve për lobim.

Të dhënat u publikuan rishtazi nga ‘OpenSecrets’, një grup jofitimprurës me bazë në Uashington, i cili gjurmon financimet që lidhen me fushata apo lobime.

Po sipas këtyre të dhënave ‘ByteDance’ dhe filialet e tij, përfshirë TikTok-un, kanë shpenzuar më shumë se 13 milionë dollarë për lobim në SHBA, që nga viti 2020. Vetëm për vitin 2022, sipas rrjetit televiziv amerikan ‘Fox News’, këto kompani shpenzuan 5.4 milionë dollar.

‘OpenSecrets’ bën të ditur se kompania Amazon ka shpenzuar 19,7 milionë dollarë, Google 11 milionë dhe Facebook-u 19 milionë dollarë.

Zyrtarët amerikanë e kanë cilësuar TikTok-un, një aplikacion ku publikohen video të shkurtra, si një rrezik për sigurinë kombëtare, për shkak të lidhjeve të kompanisë mëmë të saj ‘ByteDance’ me qeverinë kineze.

Të ngjashme