Auto&Tech
TikTok hap Qendrën e Transparencës në Evropë për herë të parë – Kush mund ta vizitojë dhe ku ndodhet
Demokracia
13:01 | 27 Prill 2021

Share:

Aplikacioni TikTok pak kohë më parë hapi Qendrën e parë të Transparencës dhe Llogaridhënies në SHBA, ndërsa tani ka njoftuar hapjen e një qendre të ngjajshme në Evropë.

Kjo qendër do të bazohet në Irlandë dhe mendohet që do të nis funksionin në vitin 2022, transmeton Demokracia.com

Fillimisht, struktura do të funksionojë në modalitetin virtual për shkak të kufizimeve për Covid-19.

Sapo të funksionojë, “Qendra mund të vizitohet nga ekspertë të industrisë, të cilët do të kenë mundësinë të shohin vetë se si menaxhohet detyra e rëndësishme e sigurimit të sigurisë, mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë së komunitetit TikTok.”- shpjegon kompania.

“Ka mbi 100 milion përdorues evropianë aktivë çdo muaj në TikTok dhe detyra e ekipeve tona është që të vazhdojnë të meritojnë besimin e tyre, atë të institucioneve dhe publikut të gjerë. Ekspertët do të kenë gjithashtu mundësinë të mësojnë më shumë rreth sistemeve, proceseve dhe politikave tona të moderimit.” –  shpjegon Cormac Keenan, Shefi i Besimit dhe Sigurisë në TikTok./Demokracia.com/

Të ngjashme