Sport
Tifozët e Barcelonës votuan golin e Lionel Messit si më të mirin në historinë e klubit
Demokracia
15:08 | 18 Prill 2022

Share:

Në këtë ditë, 15 vjet më parë, Lionel Messi shënoi golin më të mirë në historinë e Barcelonës, sipas tifozëve të klubit.

Lionel Messi golin e votuar si më të mirin nga tifozët katalunas e realizoi në gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës, kur ishte vetëm 19-vjeçar, shkruan Demokracia.com.

Messi dribloi të pothuajse gjysmën e skuadrës e Getafes dhe e dërgoi topin në kuadratin e portës.

Sulmuesi argjentinas mori topin në këndin e djathtë të mesit të fushës, derisa dribloi plotë pesë futbollistë njëri pas tjetrit.

Goli është krahasuar me të famshmin “Goal Of The Century” të Diego Maradona kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986 në Meksikë./Demokracia.com/

Të ngjashme