Lajme
“T’i thuash derrit, dajë”, Kurti komenton deklaratën e Berishës
Demokracia
14:33 | 28 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga Vlora ku mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit ka shmangur komentet për aktualitetin politik.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me deklaratat e Berishes nga Vlora, i cili përdori një shprehje për të përshkruar takimin e Kurtit me Ramën, duke i thënë: “I themi derrit, dajë”.

Kurti tha se sot nuk është dita për të tilla dallime politike, apo polemika aktuale, por shtoi se sot duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi shqiptarët sipas tij, e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë.

Takimin tuaj me z. Rama sot, Berisha e ka komentuar duke thënë: “I themi derrit, dajë”…

“Nuk është sot dita që të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale, por sot jemi bashkë, shqiptarët e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë. Kemi ditë shumë ditë të tjera përgjatë vitit për tema të tilla.”, u përgjigj Kurti.

Të ngjashme