Kim Kardashian është më shumë se e inatosur nga situata që krijoi Kanye West duke i kërkuar publikisht në Instagram që të heqë fëmijët nga shkolla “Sierra Canyon”. Burime shumë të afërta me të kanë zbuluar për Page Six, se Kim është e lodhur nga këto situata të panevojshme që hap Kanye duke përfshirë 4 fëmijët e tyre dhe i kërkon që të mos i përdorë më fëmijët në deklarata publike.
Nga ana tjetër, jeta e shpejtë në lëvizje e Kanye, do duhej t’i linte fëmijët pa shkollë dhe do t’i bënte të udhëtonin përtej detit për ta parë, ndaj Kim ka vendosur t’i japë fëmijëve stabilitet dhe shkolla, miqësitë, mësuesit janë mënyra sesi mendon ta bëjë këtë”, ka shtuar më tej burimi.
Kanye ka shkuar aq larg sa t’u thotë fëmijëve se nuk duhet të shkojnë në shkollë sepse nuk i ndihmon, duke theksuar se nuk beson në shhkollimin standard.
Marrëdhënia e Kim dhe Kanye nuk ka qenë aq paqësore pas divorcit dhe shkak janë bërë përpjekjet e West për të marrë fëmijët, po ashtu edhe deklaratat e tij të vazhdueshme, të çuditshme.