Lajme
“Thjeshtë nuk janë politikanë serioz”, ish-zëvendës ministri tregon se pse Kurti e Osmanit nuk patën takime në SHBA
Demokracia
22:02 | 01 Maj 2022

Share:

Ish-zëvendës ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Anton Berisha ka thënë se Presidentja dhe kryeministri i Kosovës nuk arritën të realizojnë asnjë takim serioz në SHBA, sepse, sipas tij, ata nuk janë politikanë serioz.

Përtej ironive, Berisha thotë se faji nuk është i tyre sepse ata nuk mund të dalin jashtë vetes dhe mundësive të tyre.

“Janë personalitete të formuara në mendësitë e kufizuara”, shkruan ai mes tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Në kodin shqiptar ceremonia mortore është e definuar në detaje. Në protokolet shtetërore që ndërlidhen me ritet fetare tue përfshi edhe Meshën e Shenjtë, poashtu deri në detaje janë gjërat të nënkuptuara.

Meqenëse Vjosa e Albini janë të “veçantë”, edhe mund të bëhen lëshime për ndonjë foto çasti aty ku prania është e hapur për çdokënd.

Por, jo, nuk ka lëshime në pjesën zyrtare.

Presidentja dhe kryeministri i Kosovës nuk arritën të realizojnë asnjë takim serioz në SHBA, proporcional me funksionin që bartin. Ata, thjeshtë nuk janë politikanë serioz që gëzojnë besimin e SHBA-së.

Tash, faji më nuk është i tyre, ata të dy nuk mund të dalin jashtë vetes e mundësive të tyre. Janë personalitete të formuara në mendësitë e kufizuara.

Në këtë gjendje, faji është i shoqërisë së Kosovës në qoftë se i lejon vetes që fatin e shtetësisë së Kosovës ta lidhë me paaftësinë e Osmanit e Kurtit.

Të ngjashme