Lajme
Theret me thikë një 27 vjeçar në Prizren derisa po kalonte rrugën – arrestohet i dyshuari
Demokracia
18:24 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Një 27 vjeçar është therë me thikë mëngjesin e sotëm në rrugën “Ankaraja” në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se viktima është therur në momentin kur ishte duke kaluar rrugën, dhe i dyshuari është arrestuar.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren,  pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin i cili ishte duke kaluar rrugën.

Viktima  A.M. 27 vjeçar është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndalur për 48 orë.

Të ngjashme