Lajme
Theren me thikë dy persona në Fushë Kosovë, njëri në gjendje të rëndë
Demokracia
23:42 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Dy persona janë therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Fushë Kosovë.

Paparaci përmes burimeve të veta mëson se aktualisht të lënduarit ndodhen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Njëri nga ta është duke u operuar në QKUK, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Paparaci ka tentuar të marrë një deklaratë nga Policia e Kosovës, por që deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Të ngjashme