Sport
Thaqi pas disfatës: Prishtina është kthyer në formën e saj, i urojmë fitoren
Demokracia
15:49 | 10 Prill 2022

Share:

Malisheva ka pësuar disfatë ndaj Prishtinës, në kuadër të javës së 28-të kampionale në elitën e futbollit kosovar.

Malisheva humbi 3:2 me përmbysje nga Prishtina në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi pas ndeshjes uroi Prishtinën për fitore, ndërsa tha se ajo është rikthyer në formën e saj.

“Normal që në këto ndeshjet e fundit, Prishtina është kthyer në formën e vet pasi ka lojtarë cilësorë. Udhëhoqëm, pranuam dy gola shumë shpejtë, por pas atyre, e humbëm lojën. Futbolli i ka edhe këto. Luajtëm hapur, golat i dha Prishtina, e gjeti momentin e duhur”.

“Duhet t’ia urojmë fitoren dhe duhet të shikojmë para për kundërshtarët e tjerë. Dallimi në këtë lojë u bë në pjesën e dytë. U desh të reagonim më mirë brenda zonës, por tash nuk na mbetet asgjë tjetër veç se të punojmë për takimet tjera”, tha trajneri Thaqi pas ndeshjes./Demokracia.com/

Të ngjashme