ShowBiz
Vjen për herë të parë në Shqipëri, ish-partneri i Heidit flet për raportin me të dhe nëse e ka parë Big Brother
Demokracia
22:11 | 16 Qershor 2024

Share:

Aktori dhe këngëtari italian, Massimiliano Varrese, ka ardhur për herë të parë në Shqipëri.

Ai ishte pjesë e “Top Arena”, ku ka folur për jetën profesionale dhe atë personale.

I njëjti u përmend shumë gjatë këtij viti për shkak të raportit që krijoi në “Grande Fratello” me Heidi Bacin.

Foto: Screenshot/YouTube

Varrese u pyet gjithashtu për të, marrëdhënien e tyre si dhe nëse kënga e fundit që ka realizuar është një dedikim.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Erjola Doçi: Big Brother VIP 3 a e ke parë?

Massimiliano: (Vihet në silket) Kam kërkuar që të ndjek diçka, por kam pasur vështirësi në gjuhën dhe se kam ndjekur më pas.

Erjola Doçi: E ke parë Heidin duke vënë unazën, u martua.

Massimiliano: Ishte një BBV shumë i mirë me personazhë shumë të fortë dhe shumë energjikë.

Erjola Doçi: Kënga e fundit dedikim për Heidin?

Massimiliano: Jo jo, fare. Është eksperienca që kam pasur në Grande Fratelo dhe gjithë misionin që ka pasur.

Erjola Doçi: Nëse do të ishe ti finalist dhe Heidi finaliste kush do të fitonte nga ju të dy?

Massimiliano: Do ta thotë publiku duke votuar.

Të ngjashme
ShowBiz • 24 Korrik 2024