Sport
Tetori, muaji i “ferrit” për Manchester United në Premierligë
Demokracia
15:00 | 16 Qershor 2022

Share:

Është bërë hedhja e shortit të për edicionin e ri në Premierligën angleze që nis në muajin gusht.

Gjigantët e futbollit elitar anglez javën e parë kampionale do ta zhvillojnë në udhëtim, shkruan Demokracia.com.

Erik ten Hag do ta nis aventurën e tij te “Djajtë e Kuq” me takimin kundër Brightonit.

“Djajtë e Kuq” bazuar në orarin e publikuar nuk do ta kenë aspak të lehtë në ndeshjet e muajit tetor.

Kjo për faktin se Man United më 1 tetor do të vizitojnë “Etihad Stadium” për t’u takuar me rivalin Manchester City.

Një javë më vonë do të udhëtojnë sërish në drejtim të Liverpoolit, atje ku i pret Evertoni.

Neëcastle United është kundërshtari i tretë i djelmoshave të Erik ten Hag teksa në shtëpi luajnë me Tottenham Hotspur.

Manchester United do të ballafaqohet edhe me Chelsean në udhëtim po në të njëjtin muaj.

Krejt në fund të muajit tetor, Manchester United e mirëpret në shtëpi skuadrën e papërshtatur viteve të fundit, Ëest Ham United.

Orari i Manchester United për muajin tetor në Premierligë:

1 Man City (A)

8 Everton (A)

15 Newcastle (H)

19 Tottenham (H)

22 Chelsea (A)

29 West Ham (H)./Demokracia.com/

Të ngjashme