Lajme
OKB: Gaza Veriore, në uri të plotë
Demokracia
18:27 | 04 Maj 2024

Share:

Një zyrtare e lartë i OKB-së ka paralajmëruar se Gaza Veriore është në “uri të plotë” pas më shumë se gjashtë muajsh lufte midis Izraelit dhe Hamasit dhe kufizimeve të rënda izraelite për dërgesat e ushqimit në territorin palestinez.

Cindy McCain, drejtoresha amerikane e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, u bë zyrtarja ndërkombëtare më e shquar deri më tani që deklaroi se civilët e bllokuar në pjesën më të kufizuar të Gazës kishin kaluar në prag të urisë.

“Është tmerr”, tha McCain për “Meet the Press” të NBC në një intervistë që do transmetohet të dielën.

Ajo tha se një armëpushim dhe një rritje e madhe e fluksit të ndihmave përmes rrugëve tokësore dhe detare ishte thelbësore për t’u përballur me katastrofën humanitare në rritje në Gaza, shtëpia e 2.3 milionë njerëzve.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli, i cili kontrollon hyrjen në Gaza dhe thotë se ka filluar të lejojë më shumë ushqime dhe ndihma të tjera humanitare përmes kalimeve tokësore.

 

Të ngjashme