Lifestyle
Tetë ushqimet që ju bëjnë të dukeni më të ri
Demokracia
12:38 | 14 Janar 2021

Share:

Të gjithë duam të mbajmë vitalitetin tonë sa më gjatë që mundemi duke filluar me atë se si duket lëkura jonë, sa na shkëlqejnë flokët dhe pastaj se si ndihemi dhe sa do të jetë jetëgjatësia jonë.

Dietat e ndryshme ndikojnë në mënyrën se si dukemi dhe ndihemi, raporton Kosovapress.

Më poshtë do të gjeni një listë të ushqimeve të cilat janë të shëndetshme dhe na ndihmojnë të mbajmë vitalitetin e organizmit dhe  lëkurës.

 1.Vaj Kokosi

Yellow Virgin Coconut Oil, 500 Ml, Rs 375 /litre Vashini Exports | ID:  5117243362

Vaji i kokosit ka efekte vërtet magjike në trup edhe kur konsumohet. Vetëm një lugë çaji vaj në ditë ndihmon trupin të tretet më mirë ushqimi, shkatërron bakteret e dëmshme në aparatin tretës dhe përshpejton metabolizmin. Acidet yndyrore të shëndetshme që gjenden në vajin e kokosit ushqejnë lëkurën nga brenda dhe e bëjnë atë më të ndritshme, më elastike dhe për këtë arsye më të bukur!

2. Farat Chia

Chia seeds – superfood or media hype? - FitnessGenes®

A e dini se farat Chia përmbajnë pesë herë më shumë kalcium se qumështi, shtatë herë më shumë vitaminë C sesa portokajtë, tri herë më shumë hekur sesa spinaqi, dy herë më shumë kalium sesa bananet dhe tetë herë më shumë acide yndyrore omega 3 sesa salmoni?

Farat Chia mbajnë një nivel të shëndetshëm sheqeri në gjak, zvogëlojnë dhimbjen e kyçeve, nxisin tretjen e mirë, mbrojnë nga kanceri, i bëjnë flokët, lëkurën dhe thonjtë të shëndetshëm dhe pastrojnë trupin nga toksinat. Arsye e mjaftueshme për të blerë këto fara magjike sot!

3.Kinoa

How To Cook Quinoa <p data-wpview-marker=. –

Është shumë e pasur me proteina dhe përmban deri në 18 deri në 20% më shumë proteina sesa drithërat e tjerë. Përveç kësaj, është plot me minerale të tjera: hekur, kalcium, vitamina A, E dhe B; përmban një përqindje jashtëzakonisht të ulët të yndyrës dhe një numër të madh të fibrave.

Ndihmon në humbjen e peshës, ruan shëndetin e kockave, qelizave të trurit, dhëmbëve, enëve të gjakut dhe zemrës, parandalon kancerin e gjirit, ndihmon në migrenën e shpeshtë, e bën lëkurën rrezatuese dhe të shëndetshme dhe ndihmon në përballimin e stresit më lehtë.

4.Humusi

hummus Recipe | Quality Products Low Prices | Lidl US

Kjo salcë e kremit nga qiqrat është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave, e pasur me vitamina dhe minerale, rrit nivelet e energjisë, i bën flokët më të fortë dhe më të shëndetshëm dhe ndihmon që plagët të kalojnë dhe të shërohen më shpejtë!

5.Lëngu i karotës

Carrot-Orange Juice Recipe | Food Network Kitchen | Food Network

Lëngu i freskët i karotës (pa aditivë, natyrisht), shpesh quhet një pije magjike për pamjen e lëkurës. Lëngu i karotës parandalon dhe zvogëlon skuqjen, hidraton lëkurën, parandalon shfaqjen e rrudhave, zvogëlon plagët dhe proceset inflamatore. Përveç kësaj, është i mirë për shikimin, zvogëlon dhimbjet menstruale, mbron nga problemet e zemrës, promovon humbjen e peshës dhe ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të muskujve, gjë që është e shkëlqyeshme për të gjithë ata që sapo kanë filluar ushtrimet!

6.ManaferratBlackberries | SNAP-Ed

Manaferrat ulin nivelet e stresit dhe ankthin, ruajnë shëndetin e mëlçisë dhe veshkave. Në të njëjtën kohë, ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të menopauzës dhe kolesterolit.

7. Arrat

Nuts and Diabetes

Nëse hamë rreth 50 gram arra në ditë – bajame, lajthi, arra – ne zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, si dhe kolesterolit në gjak! Përveç kësaj, bajamet përmirësojnë ngjyrën dhe cilësinë e lëkurës, arrat hidratojnë lëkurën sepse janë të pasura me acide yndyrore omega 3, ndërsa lajthitë ndihmojnë në rritjen më të shpejtë të flokëve dhe thonjve.

8.Bukë thekre

Scandinavian Rye Bread - Cookidoo® – the official Thermomix® recipe platform

Buka e thekrës ka më pak yndyrë, është një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, ruan shëndetin e enëve të gjakut, dhe gjatë tretjes është më e lehtë për të përthithur ushqime të shëndetshme dhe na bën të ngopemi më gjatë dhe nuk ndiejmë fryrje të stomakut.

Të ngjashme