Lajme
Testi PISA, kur VV-ja paralajmëronte seancë të jashtëzakonshme për rezultatet e dobëta
Demokracia
13:31 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Sot janë publikuar rezultatet e testit PISA, ku nxënësit e Kosovës sërish kanë performuar keq, duke e rënditur në vendin e 76 nga 80 vende sa u testuan.

Sa ishte në opozitë,Lëvizja Vetëvendosje, që sot është në pushtet, ishte jashtëzakonisht e ashpër pas publikimeve të testit PISA.

Madje, si transmetonte Telegrafi, VV thërrësnin konferencë për media, ku kritikonin rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar të arsimit, pra testit PISA.

Në konferencë, Mytaher Haskuka, që ishte deputet i VV-së e më vonë kryetar i Prizrenit, vlerësonte se nxënësit e Kosovës janë katër vite prapa krahasur me nxënësit e tjerë në aspektin e dijes.

Atëbotë, më saktë shtatë vite më parë, Haskuka paralajmëronte një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

https://demokracia.com/do-ta-kalojme-sepse-kemi-mesuar-kurti-ne-vitin-2017-jepte-fjale-te-medha-per-testin-pisa-nen-qeverisjen-e-vv-se/

Të ngjashme