Auto&Tech
Tesla synon të prodhojë 375 mijë Cybertruck në vit
Demokracia
12:57 | 11 Qershor 2023

Share:

Bazuar në komunikimet e ndara nga Tesla me furnitorët e saj të ndryshëm, prodhuesi amerikan i veturave elektrike synon të prodhojë 375 mijë Cybertruck në vit.

Modelet e para pritet të dalin në treg në fund të gushtit 2023, transmeton Telegrafi.

Tashmë e dimë se modeli Cybertruck do të vinte këtë vit me prodhimin që do të nisë verës.

CEO i Tesla-s, Elon Musk deklaroi javë më parë se kompania me gjasë do të prodhojë rreth 250 mijë modele Cybertruck në vit.

Më pas vazhdoi të thoshte se shifra në fakt mund të jetë midis 250 mijë dhe 500 mijë kopje.

Të ngjashme