Lajme
Termokos me projket për dyfishimin e kapaciteteve të ngrohjes për Prishtinën
Demokracia
22:48 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Termokos u takua sot me përfaqësuesit e konzorciumit “ERI-ITA”, me të cilët folën mbi ngrohjen e Prishtinës.

Sipas kryeshefit të Termokosit, Fisnik Osmani, po krijohet mundësia që kapaciteti aktual termik i Termokos nga 140 MWth, të dyfishohet në 280 MWth.

“Aktualisht është duke u realizuar studimi paraprak, i cili do t’i hapë rrugë realizimit të këtij projekti kapital, që do të mundësojë zgjerimin e mëtutjeshëm të rrjetit të ngrohjes, gjë që do të ndikojë në uljen e konsumit të energjisë elektrike si dhe në uljen e ndotjes së ajrit si pasojë e shfrytëzimit të alternativave tjera ngrohëse” shkroi Osmani në njoftimin e tij.

Postimi i plotë:

Termokos do të ofrojë mbështetjen e parezervë për realizimin e projektit për dyfishimin e kapaciteteve te ngrohjes për Prishtinën.

Takuam përfaqësuesit e konzorciumit “ERI-ITA”, të udhëhequr nga z.Sancho Ramhorst, të cilët do të jetë konsulentë të projektit i cili do të financohet nga Banka Evropiane për Investime (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Po krijojmë mundësinë, që kapaciteti aktual termik i Termokos nga 140 MWth, të dyfishohet në 280 MWth.

Aktualisht është duke u realizuar studimi paraprak, i cili do t’i hapë rrugë realizimit të këtij projekti kapital, që do të mundësojë zgjerimin e mëtutjeshëm të rrjetit të ngrohjes, gjë që do të ndikojë në uljen e konsumit të energjisë elektrike si dhe në uljen e ndotjes së ajrit si pasojë e shfrytëzimit të alternativave tjera ngrohëse.

Të ngjashme