Lajme
Tërmeti i fuqishëm në Filipine, të paktën gjashtë të vdekur
Demokracia
11:03 | 18 Nëntor 2023

Share:

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.7 shkallësh të Rihterit që goditën Filipinet.

Autoritetet janë në kërkim të dy personave të tjerë të zhdukur, raporton reuters.

Epiqendra e tërmeti ishte në brigjet e ishullit Mindanao, në një thellësi prej 60 kilometrash, njoftoi Qendra Gjermane për Kërkime Gjeologjike.

Burrë e grua kanë mbetur të vdekur pas shembjes së një muri mbi ta, ndërsa një grua ka humbur jetën në një qendër tregtare.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga tërmeti. Nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.

Shumica e rrugëve lokale janë të kalueshme, thanë zyrtarët, duke shtuar se disa shtëpi dhe ndërtesa pësuan dëmtime të vogla.

Të ngjashme