Lajme
Tërmetet në Turqi, nëna bashkohet me foshnjën pas 54 ditësh falë testit të ADN-së
Demokracia
21:43 | 08 Prill 2023

Share:

Një nënë është ribashkuar me fëmijën e saj në Turqinë jugore, pasi një test ADN-je konfirmoi se ishte vajza e saj, pothuajse dy muaj pas një tërmeti shkatërrues që goditi rajonin.

Vajza me emrin Vetin u dërgua me avionin presidencial nga Ankaraja në spitalin ku qëndronte nëna e saj në Adana.

Ajo u nxor nga rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay më shumë se 5 ditë pas tërmetit të 6 shkurtit pa probleme shëndetësore, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Fëmijës iu vu emri ‘Gizem’, që do të thotë ‘mister’ në turqisht, përpara se testi i ADN-së të zbulonte identitetin e saj si vajza e Yasemin, me të cilën u bashkua 54 ditë pas tragjedisë.

Babai dhe dy vëllezërit e foshnjës humbën jetën në tërmetin e fuqishëm.

Të ngjashme