Lajme
Kryeministri i Serbisë kërcënon Malin e Zi, shkak përkrahja e rezolutës për Srebrenicën
Demokracia
17:44 | 11 Maj 2024

Share:

Kryeministri i sapo zgjedhur i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka reaguar ndaj homologut të tij nga Mali i Zi, Milojko Spajiq, pasi ky i fundit ka treguar se do të votojnë për Rezolutën për Srebrenicën në OKB.

Vuçeviq ka deklaruar se “këtë vendim të Malit të Zi nuk e sheh si shumë miqësor dhe kjo do të prishë marrëdhëniet mes dy shteteve”

Ai gjithashtu ka shtuar se Qeveria e Malit të Zi udhëheq një politikë të pavarur dhe se Serbia nuk mund të përcaktojë lëvizjet e saj.

“Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se me këtë njoftim nuk po bëjnë asgjë të mirë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, përkundrazi”, ka thënë Vuçeviq

Të ngjashme