Lajme
“Tërheqja e njohjes nga Libia” | Ambasadori libian mohon pretendimet e Vuçiqit
Demokracia
20:00 | 11 Janar 2023

Share:

Libia ishte një nga nëntë shtetet të cilat presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendonte që e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Por, kjo është mohuar nga ambasadori i Libisë në Abu Dhabi, SHTZ Sufjan Shejbanin, shkruan Demokracia.com.

Kjo është thënë në pas takimit që ka pasur me ambasadorin e Kosovës, Xhabir Hamiti.

“Në bisedën e zhvilluar me ambasadorin e Libisë në Abu Dhabi, SHTZ Sufjan Shejbanin, ambasadorit Hamiti, i është konfirmuar se, deklarimi i Vuçiçit ditë më parë, për gjëja tërheqjen e njohjes së pavarësisë nga ana Libisë për Kosovën, është deklarim i pavërtetë dhe i paqëndrueshëm!!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara.

Të ngjashme