Lajme
Tentoi ti fshehë 60 mijë euro më kufirin me Serbinë, kapet nga Njësia kufitare e reagimit të shpejtë e Policisë së Kosovës
Demokracia
21:57 | 20 Prill 2022

Share:

Me datë 20.04.2022 rreth orës 14:35, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Reagim të Shpejtë-Departamenti i Policisë Kufitare (NJRSH-DPK), gjatë një pike kontrolli në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok, më saktësisht afër stacionit të Policisë për mbikëqyrjen e kufirit Zubin Potok, ka ndaluar një veturë të tipit BMW, me targa vendore e cila dyshohet se ka hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, konkretisht me rastin e kontrollit të personit-vozitësit të automjetit BMW të ndaluar, Policia ka identifikuar dhe gjetur nën pantallona në pjesë të ndjeshme të trupit të tij dhe në gjep një sasi të konsiderueshme të parave.

Pasi që personi i dyshuar nuk ka arrit të ofroj mbulues me dokumente për paratë qe i ka poseduar me vete, i njëjti është dërguar në stacionin policor në Zubin Potok për procedura tjera.

Gjithashtu, janë njoftuar edhe njësite kompetente për luftimin e krimeve  ekonomike dhe korrupsionit nga niveli rajonal dhe qendror për tu marr me rastin dhe pas numërimit të parave rezulton që shuma e parave të jetë:  60 000 (gjashtëdhjetë mijë Euro).

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe për procedura të mëtejme ligjore është iniciuar rasti “shpëlarja e parave”.

Të ngjashme