Lajme
Tentim vrasje në rrugën Pejë-Rozhajë, dikush gjuan me armë zjarri në drejtim të një veture
Demokracia
17:33 | 10 Dhjetor 2023

Share:

Mbrëmë rreth orës 01:25 minuta ka pasur të shtëna me armë në drejtim të një automjeti në lëvizje.

Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodh derisa viktima ishte duke vozitur nga drejtimi i Pejës për në Rozhajë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës.

Policia ka njoftuar se rastin e ka raportuar viktima, derisa ka njoftuar se nga të shtënat që kanë shkuar në drejtim të tij, i është dëmtuar vetura.

Plumbat në drejtim të viktimës, sipas policisë kanë shkuar nga një veturë e ndaluar afër një lokali në rrugën Pejë-Rozhajë.

Policia tash është duke kryer të gjitha hetimet për zbardhjen e rastit, personat e dyshuar ende janë në arrati – ndërsa njësitet kompetente në vendin e ngjarjes kanë gjetur dëshmi, siç janë disa gëzhoja.

Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori, i cili rastin e ka cilësuar si tentim-vrasje.

Të ngjashme