Lajme
Tentim-vrasje në Kaçanik, i dyshuari në arrati
Demokracia
09:30 | 30 Qershor 2023

Share:

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e sulmit nga një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur të enjten në Kaçanik, ku i dyshuari e ka sulmuar viktimën pas një mosmarrëveshje.

Policia rastin e ka cilësuar si vrasje në tentativë, ndërsa i dyshuari është ende në arrati.

“VRASJE E MBETUR NË TENTATIVË – Kaçanik 29.06.2023-18:40. Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme