Lajme
Tensionet në Zveçan, rreth 30 gazetarë shqiptarë dhe serbë ngujohen në një lokal
Demokracia
17:40 | 29 Maj 2023

Share:

Rreth 30 gazetarë shqiptarë dhe serbë kanë mbetur të ngujuar në një lokal në afërsi të objektit të komunës së Zveçanit, sipas kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.

Sipas tij, serbët e maskuar janë duke hedhur bomba me benzinë ​​drejt forcave të NATO-s gjatë gjithë kohës.

“Me rreth 30 gazetarë, shqiptarë dhe serbë jemi ngecur në një kafe afër ndërtesës së komunës. Serbët e maskuar po hedhin bomba me benzinë ​​drejt forcave të NATO-s gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe situatë e tensionuar po vazhdon të mbizotërojë në qytetin e Zveçanit.

Të ngjashme