Lajme
Tensionet në Kosovë, baronesha Helic inicion diskutim edhe në “House of Lords”
Demokracia
11:01 | 06 Qershor 2023

Share:

Në Dhomën e Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar ose në atë që njihet në gjuhën angleze si “House of Lords” do të diskutohet sot për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe për hapat që duhet ndërmerren për të përkrahur stabilitetin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovës dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ky diskutim është iniciuar nga baronesha Armika Helic nga partia konservatore.

“Pyetje gojore: Trazirat e fundit në veri të Kosovës dhe hapat për të mbështetur stabilitetin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në konfirmimin e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

“Baronesha Helic të pyesë Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se çfarë vlerësimi kanë bërë për trazirat e fundit në veri të Kosovës; dhe çfarë hapash po ndërmarrin për të mbështetur stabilitetin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në (1) Kosovë dhe (2) rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në agjendën zyrtare të “House of Lords”

Mbledhja e Dhomës së Lartë do të nis në orën 15:30 sipas orës lokale të Kosovës.

Dje ndërkohë në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar ka qenë deputetja Alicia Kearns ajo që ka ngritur për diskutim çështjen e sigurisë në Kosovë pas trazirave në veri të vendit, raporton Express.

Kearns kishte kërkuar një qëndrim të Sekretarit të Shtetit për Punë të Jashtme lidhur me ngjarjet në Kosovë.

Të ngjashme