Lajme
Tender 50 mijë euro| Dikur gjuanin molotov mbi ndërtesa, tash pushteti i frikësohet zjarrit
Demokracia
10:01 | 22 Korrik 2023

Share:

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur një tender në vlerë të 50 mijë eurove për blerjen e aparateve për fikjen e zjarrit për ndërtesat qeveritare. Me këto para është paraparë të blihen 1 mijë e 860 aparate të tilla.

Nuk ka shumë kohë kur Vetëvendosje, sa ishte në opozitë, i gjuante me molotov objektet e shtetit.

Madje disa herë atyre i është vu edhe zjarri.

Por, tash kur VV është në pushtet, dhe Ministrinë e  Punëve të Brendshme e drejton Xhelal Sveçla gjerat kanë ndryshuar.

Tani pushteti duket se ka frikë nga zjarri dhe për fikjen e tij ka marrë masa, duke e shpall një tender për blerje të aparateve për fikjen e zjarrit për ndërtesat qeveritare, shkruan Demokracia.com.

“Furnizim me aparate për fikjen e zjarrit për Ndërtesat Qeveritare. 10 artikuj me 1860 copë  Vlera e parashikuar e kontratës: 50,000.00 euro. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 11.08.2023 koha 14:00:00  Vendi i dërgesës është: në ndërtesa Qeveritare”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar me saktësi se si duhet të jenë këto operatura.

“Aparateve me Dioksid  Karbon  CO2-10 Kg . Aparateve me Dioksid  Karbon  CO2-5 Kg . Aaparate  të me Pluhur P-9Kg. Aaparate  të me Pluhur P-6Kg. Aparate me Shkumë 9-Kg   . Topa me pluhur – 1Kg. Topa me pluhur – 3Kg. Mbajtëse për Aparate për Fikjen e Zarrit-duhet te jen nga metali ( mbajtse metalik –anti koridim). Shenjat për  Aparatet e të gjitha llojeve. Trajnimi I Stafit për  Fikjen e Zjarrit”.

Tutje tregohet se për përdorimin e tyre do të mbahet edhe një trajnim në objektet e qeverisë.

“Trajnimi do te jetë shpjegimi  ne mënyrën teorike dhe praktike duke demonstruar me Aparatet kundër Zjarrit, do te zgjatë – vete një ditë ,  kohëzgjatja maksimumi deri në 3 – orë, Vendi i trajnimit –  do te mbahet para depos qendrore, në oborrin e Rilindjes”.

 

Kurse për paisjet është thënë se duhet të kenë garancion një vit.

“Garanci: Ofertuesi duhet të garantojë një minimum prej 12- muaj. Afati kohor   e liferimit nga urdher blerja  te jetë max 30 dite  pas kërkesës se AK. Paisjet  duhet të jen me certifikata të prodhuesit të pranuar nga BE. Paisjet   duhet te jane te reja dhe me prejardhje nga BE, i paisur me çertifikatat nga prodhuesi te pranuar nga BE”.

MPB ka treguar se ‘ Aparati duhet të jetë i dizajnuar sipas kërkesave te tregut Evropian ,duke u bazuar ne sistemin e certifikuar Aparati është dizajnuar sipas kërkesave të tregut Europian, duke u bazuar në sistemin e certifikuar për menaxhimin e cilësisë ISO 9001”./Demokracia.com/.

Të ngjashme