Sport
Ten Hag prezantohet si trajner i Man United, tregon nëse Ronaldo është në planet e tij
Demokracia
17:31 | 23 Maj 2022

Share:

Erik ten Hag është prezantuar sot si trajner i ri i Manchester United.

Trajneri holandez u prezantua në stadiumin “Old Trafford”, ndërsa foli edhe në një konferencë për shtyp, transmeton Demokracia.com.

Ten Hag ndër tjerash u pyet nga gazetarët edhe për të ardhmen e yllit të ekipit, Cristiano Ronaldos nëse është në planet e tij ose do të largohet në verë.

“Sigurisht,” tha Ten Hag. Kur u pyet se çfarë mund të sillte Ronaldo, Ten Hag shtoi: “Gola”.

Më pas u sugjerua që Ronaldo mund të merrte më shumë rol udhëheqës në vitin e fundit të kontratës së tij.

“Unë flas fillimisht me Ronaldon përpara se të flas me ty”, u përgjigj Ten Hag.

Erik ten Hag me marrëveshjen e nënshkruar do të jetë pjesë e “Djajve të Kuq” deri në qershor të vitit 2025./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 11 Maj 2024