Sport
Televizioni kosovar e transmeton pa pagesë ndeshjen Kosova – Greqia
Demokracia
15:12 | 05 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës e vazhdon sonte me ndeshjen e dytë edicionin e ri në Ligën e Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” pas triumfit 0:2 në Qipro, synojnë të nënshtrojnë edhe kombëtaren greke, shkruan Demokracia.com.

Interesimi për këtë sfidë ishte shumë i lartë nga tifozët kosovarë, ndërsa të gjitha biletat që ishin në treg online janë shitur.

Për gjithë ata që nuk do kenë mundësi të jenë në shkallët e stadiumit në kryeqytet ndeshja transmeton direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.

Kosova dhe Greqia bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C së bashku me Qipron dhe Irlandën e Veriut.

Futbollistët e drejtuar nga trajneri francez, Alain Giresse ndodhen në vendin e parë me tri pikë, aq sa ka edhe Greqia./Demokracia.com/

Të ngjashme