Lajme
Telefonata e Blinkenit, që Kurti e quante naiv, e largon ushtrinë e Serbisë nga kufiri me Kosovën
Demokracia
18:09 | 30 Shtator 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për prestigjiozen britanike “The Guardian”, e kishte quajtur “naiv” dhe “të gabuara” deklaratat e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në maj të këtij viti.

Kurti kalon kufijtë e normales, e godet sekretarin Blinken në gazetën britanike: Dha deklaratë të padrejtë, të gabuar dhe naive

Blinken i kishte dënuar aksionet që Qeveria e Kosovës i ndërmerrte në veri pakoordinim me amerikanët, shkruan Demokracia.com

Por, Kurti duke menduar se po fliste me ndonjë politikan të thjeshtë, e kishte quajtur “naiv” Blinkenin.

Tash, disa muaj pas, u dasht një telefonatë e Blinkenit që të ia largoi një kërcënim serioz Kurtit, ushtrinë e Serbisë nga kufiri.

Presidenti i Serbisë dje shtoi numrin e trupave e mjeteve ushtarake në kufi me Kosovën duke provokuar luftë.

Pas këtyre provokimeve, sekretari Blinken telefonoi Vuçiqin mbrëmë duke i kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave shtesë nga kufiri.

Sot, REL raportoi se ushtria e Serbisë ka filluar tërheqjen nga kufiri.

Presioni amerikan jep rezultat, Serbia nis tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri me Kosovën

Kryeministri Kurti besoi që tashmë e ka kuptuar fuqinë e fjalës së amerikanëve./Demokracia.com/

Të ngjashme