Sport
Telashe te PSG, Messi nuk do të luajë në sfidën e nesërme
Demokracia
14:33 | 21 Shtator 2021

Share:

Lionel Messi nuk do të jetë në gjendje të luaj në përballjen e javës së shtatë në Ligue 1 ndaj Metz.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi i njohu r francez “L’equipe” thuhet se argjentinasi ka pësuar një lëndim në gjurin e majtë.

“Lionel Messi humbet udhëtimin e ndeshjes së nesërme te PSG-së ndaj Metz, pasi ka pësuar një lëndim në gjurin e tij të majtë. Klubi do të bëjë një vlerësim të mëtejshëm në 48 orë”

Ndërsa, përveç Messit mungon edhe Ramos i cili po bën stërvitje individuale por që ende nuk është i gatshëm. Por kthehet Marco Verati i cili ka humbur tre ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimit në gju. /Demokracia.com

Të ngjashme