Sport
Telashe për Napolin, i lëndohet ylli i skuadrës
Demokracia
19:01 | 04 Nëntor 2022

Share:

Një lajm jo i mirë ka ardhur për Napoli.

Skuadra e Spalletit pësoi humbjen e parë sezonale në mesjavë në “Anfield Road” përballë Liverpoolit dhe do të kërkojë menjëherë revanshin këtë fundjavë ndaj Atalantës në shtëpi, megjithatë misioni nuk do të jetë aspak i lehtë.

Napoli do të duhet të bëjë pa shërbimet e sulmuesit të talentuar gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, i cili ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i grumbulluar për sfidën ndaj bergamaskëve.

Mungesa e gjeorgjianit i shtohet asaj të Amir Rrahmanit ,që vijon të qëndrojë jashtë fushave dhe pasditen e sotme ka kryer vetëm palestër, teksa rikthimi i qendërmbrojtësit dardan pritet vetëm në janar të vitit të ardhshëm.

Të ngjashme