Lajme
Tejkaluan shpejtësinë, Policia i gjobitë dhe ua merr patentëshoferët dy personave në Ferizaj
Demokracia
09:51 | 14 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Dy vozitësve në Ferizaj, Policia e Kosovës ua ka marrë patentëshoferët dhe i ka gjobitur me nga 300 euro pasi që kishin tejkaluar shpejtësinë.

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje me datën 13.04.2022 ka ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e  udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion tejkalim të shpejtësisë në rrugën ‘’Rexhep Bislimi ’’ në Ferizaj.

“Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet A.S (M/K) i moshës 19 vjeçar dhe shoferit tjetër me inicialet D.RR.(M/K) i moshës 57 vjeçar u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me nga 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë muaj (6) masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.


 

Të ngjashme