Lajme
Të shtëna në një qendër tregtare në Shkup
Demokracia
18:42 | 25 Gusht 2023

Share:

Ministria e Punëve të Brendshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se pasditen e sotme ka pasur të shtëna në garazhet e qendrës tregtare “East Gate” në Shkup.

Nga MPB thonë se nuk ka persona të lënduar.

“Ka denoncim për të shtëna në një qendër tregtare rreth orës 16:00. Nuk ka të lënduar”, thonë nga MPB.

Për momentin policia po heton ngjarjen. Deri më tani nuk ka të dhëna se kush ka qëlluar dhe cilat kanë qenë arsyet.

Të ngjashme