Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Demokracia
09:14 | 22 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri të premten në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh thuhet se një burrë ka raportuar se një person i panjohur nga vetura në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 10 gëzhoja.

“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM/Rr. Murat Mehmeti, Prishtinë 21.04.2023 – 06:52. Një mashkull  kosovar ka raportuar se një person i panjohur nga vetura në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 10 gëzhoja. Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull  kosovar dhe nga ai ka konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme