Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës
Demokracia
22:45 | 23 Prill 2024

Share:

Pasditen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se dyshohet se shkrepja e armës ka ardhur nga një veturë në lëvizje.

“Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identitetit të të dyshuarve të përfshirë në rast, ndërkohë që po vijon dhe puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci.

Të ngjashme