Sport
Te Ronaldo nuk ka qetësi, Manchester United po mendon t’i prishë kontratën
Demokracia
09:15 | 15 Nëntor 2022

Share:

“Bomba” që lëshoi Cristiano Ronaldo mbrëmjen e së dielës do të vazhdojë të lëshojë zjarr për një kohë të gjatë.

Manchester Unitedi ka reaguar përmes një deklarate për intervistën, që sulmuesi portugez akuzonte klubin për tradhti dhe se janë përpjekur që ta largojnë gjatë verës.

“Klubi do të mendojë përgjigjen e tij pasi të kenë dalë të gjitha faktet. Fokusi ynë mbetet në përgatitjen e pjesës së dytë të sezonit, vazhdimin e momentit, besimit dhe bashkimit që është ndërtuar mes lojtarëve, trajnerit, stafit dhe tifozëve”, thuhej në deklaratën e klubit.

“The Telegraph” zbuloi se ditën e djeshme trajneri Erik ten Hag është takuar me administratorit Richard Arnold dhe drejtorin sportiv, John Murttaf, për të diskutuar masën ndëshkimore për Ronaldon. Në diskutime ka marrë pjesë edhe bashkëpresidenti dhe pronari, Joel Glazzer.

Sipas “Sky Sport”, trajneri holandez dhe shokët e skuadrës janë shumë të zhgënjyer me gjuhën që portugezi përdori gjatë intervistës, por edhe kohën e daljes saj. Sanksionet mund të nisin nga gjobat, deri te pezullimi, por edhe ndërprerja e kontratës që në muajin janar, duke e lënë kështu të lirë sulmuesin 6 muaj përpara se t’i skadojë marrëveshja. /Demokracia.com

Të ngjashme