ShowBiz
Të prezantojmë me vendin më të lumtur në botë për njerëzit nën 30 vjeç
Demokracia
13:46 | 16 Prill 2024

Share:

Çdo vit, Raporti i Lumturisë Botërore, publikon një raport, duke renditur vendet më të lumtura në botë. Në 7 vitet e fundit, për grupmoshat e përgjitshme, ka qenë Finlanda vendi më i lumtur, ndërsa për të rinjtë nën 30 vjeç, është Lituania.

Të prezantojmë me vendin më të lumtur në botë

“Lituania e rimori pavarësinë jo shumë kohë më parë”, thotë Anastas Kairys, profesor në departamentin e psikologjisë në universitetin “Vilnius”, duke shtuar: “Kjo do të thotë se të rinjtë nën 30 vjeç e kanë kaluar jetën në Lituaninë e pavarur, ndërsa grupmoshat e tjera, nën pushtimin e vështirë të Bashkimit Sovjetik”.

Që prej asaj periudhe (11 mars 1990, kur shtetet pranuan pavarësinë e saj. Lituania ishte vendi i parë që shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, duke u pasuar nga Kazakistani), ekonomia e Lituanisë është përmirësuar ndjeshëm. Në vitin 2004, Lituania u bë anëtare e Bashkimit Europian”. “Lituania ka kaluar një transformim të madh në ekonominë dhe shoqërinë e saj, ndaj mendoj se janë faktorët kryesorë për lumturinë e këtij shteti. Është i fortë, i sigrut dhe ka demokracinë moderne”, nënvizoi profesori.

Të prezantojmë me vendin më të lumtur në botë

Ai më tej, tregoi edhe disa arsye se pse mendon se Lituania është vendi më i lumtur në botë për njerëzit nën 30 vjeç:

Njerëzit kanë mundësi të shumta

Ekonomia në rritje e Lituanisë u mundëson të rinjve jo vetëm më shumë para, por edhe më shumë shanse. “Kjo do të thotë se ata kanë mundësi për edukim, udhëtim, për të zgjedhur aktivitetet që kanë qejf dhe nëse sheh Vilnusin, kryeqytetin e Lituanisë, do të njihesh me njerëz që duken të lumtur dhe që e bëjnë gjëra që u falin gëzim”, thotë Kairys.

Një tjetër aryse për të, është sigurisht edukimi “me dyer të hapura”, i cili u mundëson të rinjve aftësi të reja dhe të provojnë veten në shumë karriera. “Ne kemi një nivel të lartë njerëzish me diploma universitetesh ose kolegjesh”, u shpreh më tej Anastas Kairys.

Të prezantojmë me vendin më të lumtur në botë

Kanë prioritet familjen dhe njerëzit e dashur

Lidhjet famijare janë të forta në Lituani dhe në fakt, të rinjtë jetojnë gjatë me prindërit. Edhe nëse edukohen ose punojnë në qytetet të ndryshme nga familja, Lituania është një vend i vogël, i cili i lejon njerëzit që të vizitojnë shpesh familjarët.

Nga ana tjetër, lituanezët më të vjetër në moshë dini si t’i mbrojnë fëmijët e tyre dhe ndonëse këta të fundit mund të kenë pavarësi, sërish mund të mbështeten te familjarët.

Janë mirënjohës për gjërat që kanë

E di atë shprehjen “Krahasimi është hajduti i lumturisë”? Mendoje dhe reflekto: Ti krahason veten me zhvillimin e të tjerëve, ndihesh keq dhe këtu nis ta humbasësh lumturinë. Në rastin e Lituanisë, të rinjtë, kanë tendencën të mos e krahasojnë veten dhe të bëjnë përvojat e tyre, të ecin me ritmin që duan dhe të merren me aktivitete që u falin lumturi.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024