Sport
Të nënshkruajë ose të largohet, PSG kërkon nga Mbappe që të vendosë tani
Demokracia
17:58 | 26 Qershor 2023

Share:

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë ndër temat më të përfolura sportive këtë verë.

Anësori francez ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa ka deklaruar se nuk do ta rinovojë atë.

Në bazë të kësaj, kampioni i Ligue 1 do ta humbë 24-vjeçarin në qershor të vitit 2024 me parametrat zero.

Mirëpo, Le Parisien bën të ditur se PSG është duke pritur që Mbappe ta marrë menjëherë vendimin për të ardhmen e tij – ta rinovojë kontratën ose të largohet këtë verë. Te klubi nga kryeqyteti francez nuk duan që situata të zgjatet me muaj.

Në rast se vendos të largohet, Real Madridi dhe klubet tjera të interesuara duhet të paguajnë 200 milionë euro për të.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024