ShowBiz
Të ndarë nga “burgu”, Kiara dhe Luizi gjejnë mënyrë për t’i shprehur dashurinë njëri-tjetrit
Demokracia
14:02 | 12 Shkurt 2023

Share:

Katër banorë të Big Brother VIP Albania, Luizi, Olta, Maestro dhe Kristi u dënua nga “Vëllai i Madh” për shkak që kishin shkelur njërën prej rregullave kryesore të këtij formati, diskutimi për nominimet.

Për këtë arsye si dënim ata u vendosën në një dhomë e konsideruar si “Burg Brother VIP” ku do të qëndrojnë deri në spektakline radhës të ditës së martë.

Kjo do të bëjë që çifti Kiara dhe Luiz të jenë largë njëri-tjetrit për disa ditë, megjithatë menjëhrë pas mbrëmjes së djeshme (e shtunë) dyshja gjetën një mënyrë për të shprehur dashurinë.

@loveforluiz i dua shumë🫶🏼 #bigbrothervipalbania #luizkiara #luizejlli #foryoupage #fypシ #couple #like #viral #viralvideo #tiktok #makethisviral #foryou #couplegoals #kiaraluiz #viraltiktok #loveforluiz #meluizin #luizluani #albania #kosovo #bigbrotheralbaniavip ♬ original sound – loveforluiz

Këngëtari ka dalë në oborr dhe ka thërritur emrin e moderatores, e cila i është përgjigjur menjëherë. Ai i ka thënë “të dua”, ndërsa Kiara i është përgjigjur “edhe unë”.

Luizi ndërkohë së fundmi ka paralajmëruar një befasi të madhe për Kiarën në festën e të dashuruarve Shën Valentini.

Dita e të dashuruarve festohet më 14 shkurt, pikërisht në natën kur do të mbahet spektakli i radhës i së martës dhe Ejlli u shpreh se befasi do të jetë historike, diçka që nuk ka ndodhur në asnjë Big Brother tjetër.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024