Lajme
Të maskuar dhe me armë dy persona grabisin barnatoren në Prishtinë
Demokracia
11:50 | 21 Janar 2021

Share:

Mbrëmë është raportuar për një grabitje në një barnatore në Prishtinë.

Në mbrëmjen e së mërkurës një punëtore në një nga barnatoret e Prishtinës ka raportuar se të maskuar dhe nën kërcënimin e revoles dy persona i kanë marrë një sasi të parave, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell Demokracia.com

Nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është duke u hetuar.

”Ankuesja femër kosovare punëtore në një barnatore, ka raportuar se dy persona me maska dhe nën kërcënimit të armës revole kanë arritur të grabisin nga viktima një sasi të parave. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”-njofton Policia e Kosovës./Demokracia.com

Të ngjashme