Lajme
Të hënën më 15 shkurt s’mbahet mësimi në shkollat ku votohet të dielën
Demokracia
16:02 | 11 Shkurt 2021

Share:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka njoftuar se të hënën më 15 shkurt nuk do të mbahet mësimi në shkollat të cilat kanë qenë qendra votimi të dielën më 14 shkurt në ditën e zgjedhjeve.

Këtë kërkesë MASH-i ia ka dërguar Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), shkruan Demokracia.com.

Sipas MASH-it, në këto shkolla gjatë ditës së zgjedhjeve do të ketë frekuentim të madh të akterëve të përfshirë në procesin zgjedhor.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se dita e humbur e mësimit do të zëvendësohet dhe DKA-të në bashkëpunim me shkollat duhet të vendosin për ditën e përshtatshme që mund të zëvendësohen orët e humbura”, thuhet në njoftimin e MASH.

Mësimi do të fillojë të martën më 16 shkurt, sipas MASH-it kur këto shkolla të ajrosen mirë dhe të dezinfektohen dhe të jenë të gatshme për mbajtjen e mësimit.

Njoftimi i MASH pa ndërhyrje:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, që të hënën, 15 shkurt 2021, të mos mbahet mësimi në shkollat që një ditë më parë kanë qenë qendra votimi, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollës nga pandemia COVID-19.

Këtë kërkesë, MASh e ka bërë për arsye se, në këto shkolla, gjatë ditës së zgjedhjeve do të ketë frekuentim të madh të akterëve të përfshirë në procesin zgjedhor.

MASh ka kërkuar që këto shkolla, të ajrosen mirë dhe të dezinfektohen në mënyrë që të martën, më 16 shkurt të jenë të gatshme për mbajtjen e mësimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se dita e humbur e mësimit do të zëvendësohet dhe DKA-të në bashkëpunim me shkollat duhet të vendosin për ditën e përshtatshme që mund të zëvendësohen orët e humbura./Demokracia.com.

https://www.facebook.com/mashti.ks/posts/1683075101896317

Të ngjashme