Lajme
“Të harrohet e kaluara”, Zogaj: Kurti le të shkojë me këtë plan te Nysrete Kumnova
Demokracia
09:25 | 28 Shkurt 2023

Share:

Analisti Petrit Zogaj ka publikuar në profilin e tij në Facebook një pjesë të planit franko-gjerman, për të cilin u pajtuan në parim dje Kurti e Vuçiq.

Aty flitet për kapërcimin e së kaluarës. Zogaj ka thënë se kryeministri Kurti me këtë letër të shkojë e ta takojë Nysrete Kumnovën, gruan nga Gjakova që e ka djalin e zhdukur në luftën e fundit.

“Le te merr kete leter Kurti dhe le te shkon me e taku Nysrete Kumnoven tash. I ka borxh asaj shume, sikurse edhe shume nenave e baballareve te tjere qe i ka manipulu per afro dy dekada tash”, ka shkruar Zogaj.

Pika shtatë precizon se Kosova dhe Serbia duhet ta harrojnë të kaluarën e tyre, në mënyrë që të kihet bashkëpunim rajonal dhe siguri në Evropë.

Të ngjashme