Lajme
Bisedat diplomatike të 48 orëve| Zelensky flet me 18 liderë botërorë, Putinit i përgjigjen vetëm 5
Demokracia
15:00 | 28 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas sulmit nga Rusia ka kërkuar ndihmë nga Perëndimi që krahas sanksioneve dhe protestave kundër Rusisë, populli i tij të mbështetej me armatim dhe naftë.

Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një listë bazuar në raportimet ndërkombëtare, se me cilët udhëheqës botërorë kanë komunikuar Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, përcjell Demokracia.com.

Zelensky, vendi i të cilit po përballet me një pushtim të paprovokuar nga Rusia fqinje, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’ia ofrojë Ukrainës anëtarësimin të menjëhershëm, me procedurë të veçantë.

“Qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe më e rëndësishmja të jemi të barabartë. Jam i sigurt se është e drejtë. Jam i sigurt se e meritojmë”, tha Zelensky në një videofjalim të shpërndarë në mediat sociale.

Mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas kanë filluar të hënën bisedimet në kufirin me Bjellorusinë, deri sa izolimi diplomatik dhe ekonomik i Rusisë po thellohet në ditën e pestë të agresionit mbi Ukrainën, që njëherit është edhe sulmi më i madh ndaj një shteti evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjatë 48 orëve të fundit, presidenti ukrainas Zelenskyy ka folur me:

  • Kryeministrin e Japonisë
  • Presidenten e Komisionit Evropian
  • Kryeministrin e Britanisë
  • Patriarkun Bartolomeu
  • Presidentin e Lituanisë
  • Presidentin e Portugalisë
  • Presidentin e Polonisë
  • Presidentin e Gjeorgjisë
  • Presidentin e Azerbajxhanit
  • Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së
  • Kryeministrin e Holandës
  • Kryeministrin e Indisë
  • Kryeministrin e Zvicrës
  • Kryeministrin e Greqisë
  • Kryeministrin e Italisë
  • Presidentin e Këshillit Evropian
  • Presidentin e Francës
  • Presidentin e SHBA

Ndërsa, presidenti rus Vladimir Putin ka folur me:

  • Kryeministrin e Armenisë
  • Presidentin e Kirgistanit
  • Presidentin e Kinës
  • Presidentin e Sirisë
  • Presidentin e Uzbekistanit. /Demokracia.com/

FOTO| “Stop luftës”, thonë fëmijët nga një spital në Ukrainë

Të ngjashme