ShowBiz
Tayna dhuron performancë elektrizuese në Zvicër – bën ‘twerk’ para mijëra fansave
Demokracia
07:32 | 07 Korrik 2022

Share:

Disa prej emrave më të njohur të estradës së fundmi kanë performuar në një festival shqiptar në Zvicër.

Mijëra fansa ishin mbledhur për të shijuar nga afër hitet e tyre dhe performanca elektrizuese.

Në mesin e artistëve që argëtuan publikun ishte edhe reperja e njohur, Tayna e cila u ngjit në skenë bashkë me disa balerina që e shoqëronin në vallëzim.

E veshur në një bluze dhe min-fund të shkurtër me ngjyrë të bardhë, Tayna ka provokuar fansat edhe me lëvizjet provokuese gjatë performancës dhe vallëzimin ‘twerk’.

Një video nga kjo performanca e ka ndarë me fansat edhe në llogarinë e saj në TikTok.

Ndërkohë, theksojmë që krahas koncerteve Tayna mbetet e angazhuar edhe me projekte të reja.

Kënga e fundit është bashkëpunimi me reperin Azet “Tequila” që brenda pak ditësh ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime në YouTube.

@doruntina #viral #festival #albafestival #tayna #fyp ♬ original sound – Tayna

Të ngjashme