Lajme
Tasholli – Kurtit: Do të mbetesh në lloç me ministrat që i ke “zibidi”
Demokracia
19:46 | 15 Shtator 2022

Share:

Njohësi i çështjeve politike, Ismail Tasholli, ka drejtuar kritika ndaj Vetëvendosjes dhe Albin Kurti për ndryshimin e qasjes së tyre karshi proceseve shtetërore.

Tasholli në një postim në Facebook ka rikujtuar mohimin e shtetit të Kosovës nga Vetëvendosje gjatë kohës që kjo parti ishte në pushtet.

“Sa herë e shkelshin ligjin (për gati dy vjet qeverisje), e prekshin shtetin, të cilin nuk e kishin pa’ kurrë më herët”, ka shkruar Tasholli.

Tasholli i ka quajtur “zibidi” ministrat e Kurtit duke iu referuar mungesës së rezultateve të tyre.

Ai shton se këta ministra, sipas tij do ta lënë në “lloç” Kurtin.

Postimi i plotë i Tashollit, pa ndërhyrje:

Jokonsistenca është akulturore

U dasht me kalu një kohë dhe me ardhë LVV në Qeveri, për me “verifiku” ekzistencën e shtetit.

Është interesant që verifikimi ndodhke tu zatetë nëpër ligje.

Sa herë e shkelshin ligjin (për gati dy vjet qeverisje), e prekshin shtetin, të cilin nuk e kishin pa’ kurrë më heret.

Njëfarë negacioni logjik i verifikushmërisë së pohimeve.

Nejse, z.Kurti, nuk fitove në zgjedhjet e fundit lokale me missgjyshet… (mos t’i rikujtoj krejt me ren).

Qytetarët të thanë: nuk mjafton veç emri yt, si garancë e “progresit” dhe “emancipimit” të vendit.

Qashtu ke me metë n’lloq me shumicën e ministrave zibidi që i ki.

Të ngjashme