Lajme
Talibanët mbyllin sallonet e bukurisë për gratë në Afganistan
Demokracia
09:43 | 04 Korrik 2023

Share:

Administrata talibane në Afganistan ka dhënë urdhër që sallonet e bukurisë të mbyllen brenda një muaji, tha Ministria e Moralit.

“Afati i fundit për mbylljen e salloneve të bukurisë për gratë është një muaj,” tha të martën Mohammad Sadiq Akif, një zëdhënës i ministrisë.

Qeveritë e huaja dhe zyrtarët e OKB-së i kanë dënuar kufizimet në rritje ndaj grave që kur talibanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, pasi mposhtën një qeveri të mbështetur nga ShBA-ja derisa forcat e huaja u tërhoqën.

Vitin e kaluar, autoritetet mbyllën shumicën e shkollave të mesme të vajzave, ndaluan gratë nga universiteti dhe ndaluan shumë femra afgane të personelit të ndihmës që të punonin.

Shumë vende publike, përfshirë banjat, palestrat dhe parqet janë mbyllur për gratë, shkruan Reuters.

Të ngjashme