Lajme
Talat Xhaferi takohet me Dritan Abazoviqin, pajtohen për thellim të marrëdhënieve rajonale
Demokracia
14:19 | 10 Mars 2021

Share:

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Përmes një postimi në rrjetin e tij zyrtar në Facebook, kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka njoftuar se është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin u pajtuan për angazhimin dhe thellimin e marrëdhënieve rajonale.

“Në takimin me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Dritan Abazović, u pajtuam se të gjitha institucionet duhet të vazhdojnë të angazhohen për thellimin e marrëdhënieve rajonale si bazë për një bashkëpunim ekonomik më intensiv dhe bashkëpunim partner më intensiv për ardhmëri të përbashkët euroatlantike të gjitha rajonit.”, ka shkruar Xhaferi./Demokracia.com

https://www.facebook.com/talatxhaferi/posts/1541137612741415

Të ngjashme